Shqipëri: Mbi 50 mijë vota shpallen të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin zgjedhor.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3,467,962.

Në zgjedhje morën pjesë 1,458,251 votues, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.

“Janë konsideruar të vlefshme 1,402,820 vota, ndërsa 55,334 vota janë shpallur të pavlefshme. Procesi i votave nga jashtë vendit vijon” thuhet në njoftimin e KQZ-së. 

Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194,889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë./indeksonline/

Read Previous

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë

Read Next

Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin italian