Gjatë periudhës janar – maj 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 15,5%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 84,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 vjeç, duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin maj 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 17,2%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë dhe të dielë, me nga 12,1% secila.
Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 30,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Në maj, numri i aksidenteve shënoi rritje me mbi 78%, duke arritur në 123, në raport me prillin e vitit 2023. /ATSH/