Shqetësim i vazhueshëm, thyerja e laurës në afërsi të shkollës “Mustafa Bakija”

Shkolla fillore “Mustafa Bakija” vazhdimisht është duke u përballur me problematikën e njejtë. Dikush po e thyen rampën e cila e ndalon qarkullimin e makinave në rrugën dytësore në afërsi të shkollës. E kjo nuk është hera e parë, por është duke u kthyer në problem të vazhdueshëm.

Drejtoresha e këtij institucioni thotë që ekzistojnë edhe sinjalistikat vertikale të cilat qëndrojnë në skaje të rrugës për të sqaruar edhe orën se kur është i ndaluar qarkullimi, por kjo nuk po respektohet nga ata të cilët po e dëmtojnë, ajo tha që ende nuk ka informacion se kush mund t’a dëmtoj, rampën e cila ka për qëllim sigurinë e fëmijëve.

Prindërit janë të shqetësuar pasi trotuari është tejet i vogël dhe mbyllja e kësaj rruge ka qenë e nevojshme, një aksident me fatalitet kishte ndodhur po në këtë rrugë vite më parë.

Edhe prapa kamerave të televizionit Syri  prindërit thanë që janë të shqetësuar për dëmtimin e kësaj rampe që ka për qëllim sigurinë e fëmijëve në shkollë dhe rreth saj.

Read Previous

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, sektorit i ndërtimit më i rrezikuari

Read Next

Qendra tregtare “Center Mall” kontribuon në ruajtjen e mjedisit