Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, sektorit i ndërtimit më i rrezikuari

28 prilli njihet si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë që shërben si një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqëndrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

Sipas Bekim Dolit ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Kosova duhet të avansojë legjislacionin dhe të udhëzojë punëtorët të zbatojnë ligjin e punës.

Sektori më i rrezikuar fatkeqsisht mbetet ai i ndërtimit.

Aksidentetet më të shpeshta u ndodhin punëtorëve me mbi 10 vjet  përvojë pune andaj Doli bën thirrje për përdorim të paisjeve mbrojtëse dhe kujdes të shtuar.

Siguria në punë është një pjesë kyçe e planifikimit dhe menaxhimit të mirë brenda biznesit të përgjegjshëm shoqëror, çdo kompanie dhe shoqërie në tërësi.

Read Previous

Përzgjedhja e Kryeprokurorit përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Read Next

Shqetësim i vazhueshëm, thyerja e laurës në afërsi të shkollës “Mustafa Bakija”