Qendra tregtare “Center Mall” kontribuon në ruajtjen e mjedisit

Këto shishe të qelqit të grumbulluara nga qendra tregtare ‘’Center Mall’’, po shkojnë drejt deponisë së qelqit në Qerim të Gjakovës. E gjithë kjo për një qëllim mjaft të mirë, për ti dhënë mbështetje punës që bëhet në këtë deponi e gjithashtu për ruajtjen e ambientit. Menaxheri i gastronimisë në këtë  qendër Arbnor Domi, tha se nisma të tilla janë të domosdoshme, sidomos në këtë kohë kur ndotja e mjedisit është një fenomen mjaft shqetësues për të gjithë ne

Gjithashtu, Domi tregoi se kjo qendër tregtare përveq qelqit që kanë filluar ta dërgojnë për riciklim, të njejtën gjë e bëjnë edhe me materialet e produktet e tjera tash e sa kohë

Pronari i deponisë Dukagjin Berisha, u shpreh falenderues për këtë kontribut.

Vlen të theksohet se deponia e riciklimit të qelqit në Gjakovë është e vetmja e llojit të tillë në Kosovë.

Read Previous

Shqetësim i vazhueshëm, thyerja e laurës në afërsi të shkollës “Mustafa Bakija”

Read Next

Teniserët nga Gjakova triumfojnë në turneun e tenisit në Kosovë