Teniserët nga Gjakova triumfojnë në turneun e tenisit në Kosovë

Në turneun e parë për vitin 2022 në kuadër të Federatës së Tenisit të Kosovës për moshat deri në 10 vjeç, i cili u mbajt në qytetin e Pejës, tenisierët e rinjë nga klubi i tenisit ‘’HotShot’’ në Gjakovë, shkëlqyen duke zënë 2 vendet e para. Trajneri i këtij klubi, Art Baruti, tha se përkundër kushteve jo adekuate për të zhvilluar këtë sport, talenti i këtyre fëmijëve ia doli të triumfoi.

Ndërkaq teniserët , u shprehen të lumtur që patën mundësi të jenë pjesë e këtij turneu ku edhe dolën fitues.

Diora Gjoka, arriti që në kategorinë e topit të kuq të dalë fituese, duke mos e pësuar asnjë humbje.

Ndërkaq vlen të theksohet se Eden Lota nga ky klubi, zuri vendin e tretë në këtë garë.

Read Previous

Qendra tregtare “Center Mall” kontribuon në ruajtjen e mjedisit

Read Next

Vrasje në Klinë, një i vdekur e një i plagosur