Shpërthen granata në oborrin e një shtëpie

Një person ka raportuar se në oborrin e tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes, ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Kromjan i Epërm të Ranillugut.

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe në rrethojën e oborrit të ankuesit nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Read Previous

Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll, sot luhet një derbi

Read Next

DOKUMENTAR: BABA QAZIM BAKALLI – Shenjtor i Perëndisë