Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll, sot luhet një derbi

Sot (e premte) fillon rrethi i dytë i ndeshjeve apo më saktë xhiro e dhjetë e sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas një pauze prej gati dy javësh, futbolli i Kosovës rikthehet me ndeshjet e javës së dhjetë.

Sot në orar është vetëm një ndeshje, ndërsa nga dy takime zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Ballkani është nikoqir i rivalit rajonal, Lirisë, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Therandë.

Ky takim zhvillohet me orar të ri të ndeshje, me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Read Previous

Tubime pro-Palestinës lajmërohen edhe në Tiranë

Read Next

Shpërthen granata në oborrin e një shtëpie