Tubime pro-Palestinës lajmërohen edhe në Tiranë

Një tubim në mbështetje të kauzës së Palestinës së lirë dhe paqes në Lindjen e Mesme pritet të zhvillohet në Tiranë, në sheshin Skënderbej.

Tubimi është lajmëruar gjerësisht në media sociale, ku pritet të mbahet rreth orës 16:30.

Në gjithë botën, zhvillime të tilla në mbështetje të palestinezëve janë mbajtur, që prej fillimit të luftës së përshkallëzuar së fundmi, e cila nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor, ku të vrarë mbetën mbi 1 mijë e 400 izraelitë.

Kjo nxiti edhe zemëratën izraelite, ku prej raketimeve në Gaza kanë mbetur të vrarë mbi 3 mijë e 700 palestinezë.

Luftimet ende vijojnë dhe Izraeli ka planifikuar po ashtu një inkursion tokësor në Gaza, me qëllim zhbërjen e Hamasit. /Albanianpost.com

Read Previous

Hajdari takon përfaqësuesit e kompanisë Masdar, flasin për mundësitë e investimit në Kosovë

Read Next

Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll, sot luhet një derbi