Një profil në platformën Netflix mund të ndahet mes katër vetëve. E gjithë kjo, mund të jetë e jashtëligjshme!
Nuk është shaka, por një qëndrim real nga një agjenci qeveritare në Britaninë e Madhe, e cila e sheh si rënie ndesh me ligjin faktin se disa njerëz mund të kenë të njëjtin fjalëkalim të përbashkët për të hyrë në një profil të vetëm në platformë.
Zyra britanike për Pronën Intelektuale (IPO), bëri me dije se praktika e përdorur nga Netflix e ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë intelektuale, ku përfshihen edhe fjalëkalimet sa duket.
Në Britani, ashtu sikundër në gjithë botën, edhe për njerëz të cilët nuk jetojnë së bashku në të njëjtin ambient, është e zakonshme të kenë një profil të përbashkët të Netflix-it apo platformave të tjera të transmetimit televiziv, duke qenë se ulin kështu kostot e abonimit.
Nga vetë gjigandi i transmetimit, nuk është thënë asnjëherë se do të merren masa ndaj njerëzve, të cilët e aplikojnë këtë praktikë.
Megjithatë, me një hapësirë të ngjeshur ligjore dhe nëse vendimet politike bëhen më të ashpra në këtë aspekt, mund të kemi edhe rrjedhje të tilla situatash.
Nuk dihet ndërkohë nëse në vende të tjera të botës të njëjtat ligje do të mund të aplikohen apo jo. Aspekti ligjor mbetet i paqartë në këtë rrafsh. /Albanianpost.com