Shpërndanë kek me kanabis në shkollë, dhjetëra fëmijë shtrohen në spital

Të paktën 90 fëmijë të një shkolle fillore në Pulamadibogo të Afrikës së Jugut përfunduan në spital, pasi konsumuan disa ëmbëlsira që mendohet si përbërës kishin dhe kanabis sativa.

Sipas të dhënave paraprake, fëmijët i kishin blerë ëmbëlsirat e njohur si “Space cookies” te disa shitës ambulantë, të cilët tashmë janë arrestuar dhe mes të tjerave akuzohen dhe për tentativë vrasje.

Pasi konsumuan kekët, fëmijët nisën të shfaqnin simptomat e para si të vjella, dhembje stomaku dhe halucinacione. Për këtë arsye ata u dërguan me urgjencë në spitalet që ndodheshin pranë shkollës.

Pasi morën trajtim pjesë më e madhe e nxënësve u dërgua në shtëpi, teksa 3 janë ende në monitorimin e mjekëve. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të konfirmuar nëse brenda ëmbëlsirave ka pasur substanca të palejuara. /abcnews.al

Read Previous

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kalojnë në finale, sigurojnë medaljet e argjendta në Baku

Read Next

Presidentja Osmani takoi Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer