Në prag të festës së Kurban Bajramit shoqata humanitare “Bereqeti”dega në Gjakovë ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për pesonat me nevoja të veqanta të cilët njëherit janë edhe anëtarë të shoqatës Handikos. Padyshim që falënderus për këtë ndihmë u shprehën familjarët.
Në Handikos janë të regjistruar 700 anëtarë mirëpo kësaj radhe u ndihmuan ato familje që janë me kushte më të rënda financiare.
Kjo kategori e shoqërisë meriton më shumë mbështetje nga institucionet dhe organizatat e tjera. Janë vullnetmirët ata që shumë shpesh iu dalin në ndihmë këtyre familjeve.