Shpallen lojtarët më të mirë të sezonit në Serie A

Pas përfundimit të sezonit 2024/2025 në Serie A, ku Napoli u kurorëzua kampion i Italisë, janë zgjedhur edhe më të mirët e vitit.

Napolitanët siguruan titullin pas fitores në xhiron e fundit ndaj Cagliarit me rezultat 2-0, duke mbyllur sezonin me 82 pikë – më shumë se ndjekësi më i afërt, Interi.

Pas përfundimit të javës së fundit, Serie A ka shpallur fituesit e çmimeve për pozitat më të mira në fushë:

Portieri më i mirë: Mile Svilar (Roma)

Mbrojtësi më i mirë: Alessandro Bastoni (Inter)

Mesfushori më i mirë: Tijjani Reijnders (Milan)

Sulmuesi më i mirë: Mateo Retegui (Atalanta)

Lojtari më i mirë i sezonit (MVP): Scott McTominay (Napoli)

Lojtari më i mirë U23: Nico Paz (Como)

Trajneri i vitit: Antonio Conte (Napoli)

/GazetaSinjali/

Read Previous

BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kaja Kallas në Kosovë

Read Next

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës: 15 persona të arrestuar dhe 2083 gjoba të shqiptuara