Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha amerikanëve Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, për studime se si formohen institucionet dhe ndikojnë në prosperitet.

Çmimi i Bankës Suedeze për Shkenca Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit është një çmim që jepet çdo vit për kontribute të jashtëzakonshme intelektuale në fushën e ekonomisë.

Kush janë fituesit

Daron Acemoglu , i lindur më 1967 në Stamboll, Turqi. PhD 1992 nga London School of Economics and Political Science, MB. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.

Simon Johnson , i lindur në vitin 1963 në Sheffield, MB. PhD 1989 nga Massachusetts Institute of Technology, Cambridge, USA. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.

James A. Robinson , i lindur më 1960. PhD 1993 nga Yale University, New Haven, CT, SHBA. Profesor në Universitetin e Çikagos, IL, SHBA. /Euronews.al/

Read Previous

Scholz: E kaluara nuk duhet të pengojë Serbinë dhe Kosovën

Read Next

Harris zbulon plane të reja që synojnë burrat me ngjyrë