Shpallen datat për rifillimin e futbollit në Turqi

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka shpallur datat e reja për të gjitha garat profesionale dhe amatore që ishin planifikuar të luheshin nga data 7 deri më 12 shkurt, por që u shtynë për shkak të tërmetit.

Presidenca turke ka shpallur shtatë dite zie kombëtare për shkak të situatës, ku humbën jetën mbi 3 mijë veta dhe shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.

TFF ka shtyrë disa ndeshje të javës së 23-të të Superligës turke për shkak se janë në pjesën e prekur nga tërmeti. Ato do të zhvillohen në mars. Ndërsa pjesa më e madhe do të rifillojnë kur të mbarojnë ditët e zisë kombëtare.

Kujtojmë që në dy ligat kryesore të Turqisë ka shumë lojtarë me orgjinë shqiptare që aktivizohen.

Sidrit Guri, Jetmir Topalli, Valon Ethemi, Eduart Rroca (Istanbulspor), Emir Lenjani (Umraniyespor), Valmir Veliu (Gaziantep), Ibrahim Dresevic (Fatih Karagumruk), Florent Hadergjonaj (Kasimpasa), Endri Çekiçi (Konyaspor), Admir Mehmedi (Antalyaspor), Adnan Januzaj (Basaksehir), Milot Rashica (Galatasaray) dhe Enis Bardhi (Trabzonspor) janë lojtarët shqiptar që aktivizohen në Superligën turke. /Albanianpost.com

Read Previous

Kaloi me sukses provat, djali i Ronaldinhos do të nënshkruajë me Barcelonën

Read Next

Osmani e Gjukanoviç: E ardhmja e vendeve tona është në BE