Kaloi me sukses provat, djali i Ronaldinhos do të nënshkruajë me Barcelonën

Djali i ish-yllit botëror dhe të Barcelonës, Ronaldinhos, u largua në fillim të muajit janar nga Cruzeiro për të kaluar tek ekipi i U19 i Barcelonës.

Joao Mendes është stërvitur dhe testuar atje për rreth 1 muaj dhe duket se klubi katalanas është bindur nga performanca e djalit të ish-lojtarit të tyre. Sipas mediave spanjolle, negociatat në fillim për t’u testuar nga Barcelona u bënë nëpërmjet xhaxhait të tij, Roberto de Assis, i cili dikur ka qenë menaxheri i Ronaldinhos.

Tashmë, Joao Mendes është në negociata me klubin e Barcelonës për të nënshkruar kontratën profesionale dhe këtë lajm e ka bërë të ditur Ronaldinho në radion “RAC1”.

“Jam shumë i lumtur. Me nënshkrimin e tij unë do të jem më i pranishëm këtu në Barcelonë”, u shpreh “El Gaucho”./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Vinicius nuk e përjashton largimin nga Real Madridi, shkak janë fyerjet e vazhdueshme raciste

Read Next

Shpallen datat për rifillimin e futbollit në Turqi