Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve” promovon revistën “Fuqia e Fjalës”

Me shumë përkushtim dhe mund anëtarët e shoqatës ‘’Iniciativa e Pavarur e të Verbërve’’ në Gjakovë prezantuan sot punën e tyre që e realizuan gjatë një muaji në kuadër të projektit ‘’Më krijo mundësi që të tregoj aftësi’’. Mjeshtërisht ata kanë krijuar vargje dhe shkrime të ndryshme të cilat i kanë botuar në revistën “Fuqi e Fjalës”si dhe prezantuan punime dore nga më të ndryshmet të cilat janë vazhdimësi e punës së kësaj shoqate.

Ndërsa për të përkrahur punën e palodhshme të kësaj shoqate e pranishme ishte edhe Safete Gacaferi, kryetare e shoqatës së gruas ‘’Jeta’’ në Deçan. Ajo e vlerësoi lart angazhimin dhe krijimtarinë e tyre.

Gacaferi mes tjerash apeloi tek institucionet që të tregojnë përkrahje të vazhdueshme për këtë kategori pasi që ata kanë vërtetë nevojë për çfarëdo mbështetje qoftë financiare ashtu edhe morale.

Read Previous

Katër shkronja të njëjta për emrat e 11 fëmijëve

Read Next

Avokati i Thaçit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje?