Shoqata e transportit në Gjakovë konfirmon rritjen e çmimit të biletave

Dje televizioni Syri ka raportuar për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, gjatë një vizite në stacionin e autobusëve në Gjakovë sipas udhëtarve që takuam atje mësuam se çmimet e biletave po rriten në vazhdimësi. Pas tentimeve të shumta që të kontaktojmë me Shoqatën e Transportit në Gjakovë tani kemi një përgjigje nga kryetari i kësaj shoqate Kadri Rrahmani i cili përmes një shkrese dërguar redaksisë sonë  tha:

Po më vjen keq po për momentin unë jam në New York. Sa i përketë ëmimeve vërtetë që ka një rritje simbolike në krahasim me ngritjen e çmimit të naftës. Jeni vetë dëshmitarë të situatës. Nuk është dëshirë e jona por detyrim për të mbijetuar në këtë krizë që na ka përfshirë. Unë ju kam njoftuar më herët se do të përpiqemi që mos të ngriten çmimet por më në fund arritëm në atë pikë ku nuk përballohet më tepër.
Unë jam në kontakt të rregullt me operatorët dhe do të bëjmë gjithë atë ëka mundemi që sa më pak të goditet xhepi edhe ashtu i varfër i qytetarëve.
Prapë duhet thënë se jemi e vetmja lëmi që nuk kemi kurrfarë përkrahje nga shteti, përderisa të tjerët kanë përfituar edhe pa meritë.    
          

Ndërkaq vlen të theksohet se ëmimi i biletës për relacionin Gjakovë-Prishtinë nga 4 euro është bërë 5 euro, sipas studentëve kjo situatë po bëhet e papërballueshme për ta.

Read Previous

Këto janë shtetet nga të cilat Kosova importon më së shumti karburante

Read Next

Mbi 4 mijë zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë