Shoqata e të verbërve zhvillon aktivitete për nder të 28 nëntorit

Shoqata e të verbërve në komunën e Gjakovës sot bashkë me anëtarët e saj kanë zhvilluar disa aktivitete sportive për nder të festës së 28 nëntorit. Fillimisht ata ditën e filluan me një lojë të goalballit ndërmjet klubit të veteranëve dhe klubit të të rinjëve. Kjo lojë u zhvillua në sallën e sporteve “Shani Nushi”, ku lojtarë përpos rivalitetit që shfaqën gjatë lojës edhe u argëtuan.

Kjo shoqatë në vazhdën e kësaj ditë vazhdoi aktivitetet edhe në lojën e shahut.

Anëtarët e kësaj shoqate thanë që aktivitete si këto janë shumë të mirëseardhura për ta sepse jo vetëm që ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale por edhe zhvillojnë aftësitë e tyre sportive. Një gjë e tillë për ta është kënaqsi e veqantë, pasi që ndajnë gati të njëjtat sfida.

Read Previous

Sot në Gjakovë u mbajt koncerti i muzikës kamertale i mbështetur nga ministria e kulturës

Read Next

Publikohet agjenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri