Shoqata e të verbërve mban trajnim për përdorimin e teknologjisë informative

Është mbajtur një trajnim një ditor për t’i mësuar personat e verbër rreth përdorimit të teknologjisë asistive. Projekti është financuar nga ambasada çeke dhe implementuar nga Qendra burimore për mësim dhe këshillim në Pejë.

Shkumbim Zherka, kryetar i kësaj shoqate tha se njëri nga përfitimet e këtij trajnimi është avancimi i personave të verbër dhe marrja e infomatave kryesore për përdorimin e teknologjisë.

Teknologjia po ndryshon çdo ditë dhe është më se e rëndësishm që të verbërit të njoftohen për këtë tha Shaip Kastrati trajner i brailit.

Në trajnim përveç anëtarëve të shoqatës së personave të verbër pjesëmarrës ishin edhe mësimdhënësit. Me ç’rast  u njoftuan për paisjet e reja teknologjike në mënyrë që të mund t’i japin këto njohuri edhe në shkolla për fëmijët në nevojë.

Read Previous

Remitencat! Cili është ndikimi i diasporës në ekonominë e vendit?

Read Next

Finlandë-Rusi, formacionet