Shoqata e intelektualëve “Jakova” përkujtojnë Bajram Currin

Në nderim të përvjetorit të vrasjes së heroit, Bajram Currit, shoqata e intelektualëve Jakova vendosën kurora lulesh pranë bustit të tij në oborrin e Universitetit të Gjakovës, ‘’Fehmi Agani’’. Bajram Curri ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet politike e luftarake qysh prej Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Ruzhdi Sefa, kryetar i shoqatës së intelektualëve ngriti lart kontributin e tij.

Prorektorja e këtij Universiteti, Laura Koshi Naka është shprehur që kontributdhënësit e këtij vendi që sot nuk jetojnë duhet përmendur e kujtuar gjithmonë.

Bajram Curri vra më 29 mars të vitit 1925, në Shpellën e Dragobisë nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë. 

Read Previous

Gjakovë, 43 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Komiteti Olimpik i Evropës uron kreun e KOK-ut