Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë i bën kërkesë ndermarrjeve për ofertim për uniformë shkollore për nxënësit e klasave të dhjeta.
Postimi i plotë:
Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “N. NIXHA” në Gjakovë i bën kërkesë ndermarrjeve për ofertim për uniformë shkollore (Duksa dhe Maica) për nxëněsit e klasave të X-ta.
Te drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha ndërmarrjet e regjistruara që merren me veprimtarinë në fjalë. Kushtet që duhet të plotësohen nga palët e interesuara:
1. Ndērmarrja të ketë licencën e punës(rrobaqepësi)
2. Të posedoj certifikatën e regjistrimit të biznesit
3. Certifikatën e numrit fiskal
4. Certifikatën e TVSH-se
5. Vërtetimin që nuk ka obligim tatimor
6. Të posedoj xhirollogari
7. Referenca nga shkollat që ka bërë furnizim me uniforma shkollore
8. Një apo më shumë modele të Duksit+ Maicës për djem ashtu edhe për vajza
9. Uniforma (Duksi+Maica) duhet të përmbajë: logo të shkollës të qēndisur (në pjesën e përparme), Duksi të jetë me susta, materiali futer 65% Pambuk – 35% polyester, ngiyra e përshtatshme si për djem ashtu edhe për vajza. Maica duhet të jetë e tipit Pollo, me jakë dhe pulla, me mëngë të shkurtëra, materiali 100% Pambuk.
10. Pjesëmarrësit duhet të ofrojnë siguri dhe cilësi për materialin, si dhe měnyrën e marrjes së masës, giithashtu të pērgjigjen për regullimin e masës së Duksit dhe Maicës.
11. Pagesa 90% e shumës bëhet në momentin e dorëzimit të uniformës tek nxënësit
12. Afati i fundit i furnizimit të nxënësve me uniformë dhe çmimi duhet të ceken në ofertë, vetëm çmimi nuk e pērcakton fituesin e ofertës,
13, Ofertuesi duhet të bën marrjen e masave për uniforma për secalin nxënës në ambientet e Shkolles brenda orarit zyrtar të punës së Shkolles
Për informacione shtesë mund të drejtohuni në e-mail adresë: [email protected] ose në facebook: Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”- Gjakovë.
Ofertat e mbyllura të dorëzohen tek sekretarja e shkolles deri me datën: 25.09.2023 në ora 12:00, hapja e ofertave behet po të njëjtën ditë nga KDSH me 25.09.2023. në ora 15:00