Pas një jave plotë punë dhe ngarkesa ditore, vjen momenti për ç’lodhje dhe relaksim. Shumica e qytetarëve të komunës së Gjakovës gjatë fundjavës ia mësyjnë Shkugëzes, të cilët kohën e kalojnë për argëtim, ecje, të luajnë në hapsirat e veçanta.
Femijët janë ata që sjellin gjallëri më së shumti pasi që zeri i tyre degjohej duke lozur. Pas gjithë këtyre aktiviteteve sigurisht që secili duhet të kujdeset për hapsirën që e ka shfrytëzuar, duke pastruar vendin.
Ajo që ra në sy ishte pastërita në hapsirat e shetitorës dhe pjesëve të tjera, ku mbeturinat ishin te hudhura në shporta. Kjo jep të kuptohet se vetëdija qytetarë dhe ndërgjegjësimi është i rritur, pasi që kreativiteti dhe kujdesi për natyrën dhe shëndetin sjellin të mira për komunitetin.