Fermerët nga Gjakova eksportojnë speca në Gjermani

Specat e kultivuar në fshatin Duzhnje, Korenicë dhe Stubull, në rajonin e Rekës së Keqe do të eksportohen në vende jashtë Kosovës më saktësisht në Gjermani. Rron Jupa i riu nga Gjakova, ka vendosur që të ushtroj këtë lloj biznesi duke shfrytëzuar punët në bujqësi me kultivimin e specave në sipërfaqe prej 3.8 hektarë tokë e gjitha e mbjellur me specat e llojit sumbork.

Tutje Jupa ka shtuar se në të ardhmen ka planifikuar që të bëj kultivimin e specave edhe për tregun e Kosovës.

Theksojmë se në këtë biznes janë punësuar 40 persona dhe mbështetja e komunës për mes subvencioneve ka ndikuar që puna të ecë mbarë. Njiherit Jupa ka apeluar që edhe të tjerët të mirren me punë nga bujqësia për të zhvilluar këtë sektor të lënë anash.

Read Previous

Shkugëza vend relaksi për qytetarët gjatë vikendit

Read Next

Moshat e 5 viktimave të sotme nga COVID-19 në Kosovë