Pas reshjeve te shiut dhe brëshrit të rrëmbyeshëm që e përfshiu ditën e djeshme komunën e Gjakovës u shkaktuan edhe dëme. Nga moti i lig Fusha sintetike e Vëllazmimit në Shkugëz saktësisht rrethojat e saj janë shkatërrohen. Sipas zyrtarëve të klubit Vëllaznimi dëmet që janë shkaktuar në këtë pjesë kapin vlerën afrër 4000 euro. Theksojmë se Insitituti hidreometorologjik i Kosovës ka paralajmruar se në dy ditët e ardhshmë pritet të ketë reshje të shiut dhe shkarkime rrufesh.
Në të njëjtin lokacion ku komuna e Gjakovës ka investuar në shtigjet e ecjes në Shkugëz, faktori njeri ka dëmtuar edhe natyrën. Pemët të cilat rrethonin këtë vend atraktiv tashmë janë prerë. Një pjesë e madhe e tyre përveq se janë prerë janë hudhurnë hapësirën përreth. Ambienti është pjesa ku njeriu kalon kohën për tu relaksuar, medituar e thjesht për tu qetsuar, andaj ta ruajmë cdo gjë të të bukurës natyrë.