Shkretëtira e Marokut ‘mbushet’ me liqene pas përmbytjeve që goditën vendin pas pothuajse 50 vitesh

Së fundmi janë publikuar disa pamje që nuk duan koment, të cilat tregojnë liqenet në shkretëtirën e Marokut.

Bëhet e ditur se ky fenomen natyror ndodh gjatë shirave sezonalë, megjithëse periudhat e zgjatura të thatësirës më parë i kanë tharë këto trupa ujorë.

Stuhia e fundit që goditi fuqishëm Marokun, duke vrarë disa njerëz dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, i ka rimbushur këto liqene, duke tërhequr zogjtë shtegtarë dhe duke inkurajuar rritjen e bimëve të reja, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

https://youtube.com/watch?v=V3r3rzaiifg%3Ffeature%3Doembed

Meteorologët parashikojnë se një rritje e lagështisë për shkak të avullimit nga detet dhe oqeanet mund të çojë në stuhi më të shpeshta, duke transformuar klimën e këtij rajoni të shkretëtirës.

“Kanë kaluar 30 deri në 50 vjet që kur kemi pasur kaq shumë shi në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore”, deklaroi Houssine Youabeb nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Marokut.

Ndryshe, reshjet thuhet se mund të kenë një efekt shumëvjeçar në motin e vendit, falë lagështisë së shtuar në ajër. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani në SHBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

Read Next

Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gazë