Sipas planifikimeve të gjitha shkollat në komunën tonë duke përfshirë edhe institucionet parashkollore do të fillojnë mësimin nga dita e hënë. Të gjitha përgatitjet janë bërë për të filluar një vit të mbarë shkollor kështu tha udhëheqësi i sektorit të arsimit, Zymber Berisha.
Të gjitha institucionet shkollore janë duke u furnizuar me maska e mjete higjenike për të pritur që nxënësit të zënë bankat shkollore, e vetmja sfidë për menaxherët e shkollave mbetet koordinimi i nxënësve nëpër klasa duke i respektuar masat anti-covid.
Drejtoresha e Institucionit parashkollor, Arta Stavileci ndërkohë thotë se është tejet e vështirë të menaxhohet një situatë e tillë ku nuk lejohen më shumë se 20 fëmijë në një klasë.
Të gjithë menaxherët e shkollave u shprehen se përgaditjet tashmë ka kohë që janë bërë dhe vetëm prisnin vendim nga qeveria për fillimin e vitit shkollor.