Shkolla fillore “Gjergj Fishta” dikur kishte 460 nxënës ndërsa sot ka 180 nxënës

Shkolla fillore ‘’Gjergj Fishta’’ në fshatin Bishtazhin ka filluar vitin e ri shkollor 2021/2022 sipas planit të paraparë arsimor. Në këtë institucion vijojnë mësimin gjithsej 180 nxënës dhe procesi është duke u zhvilluar sipas skenarit A me prezencë të plotë fizike. Drejtori Pal Quni tha se shkolla i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërsa sa i përket vështirësive ai thotë se kjo shkollë asnjëherë nuk ka pasur një sallë të edukatës fizike dhe se kjo është e domosdoshme për nxënësit sidomos tani që temperatuarat po shënojnë rënie.

Mes tjerash drejtori i kësaj shkolle tha se dukuri mjaft shqetësuese është edhe numri i nxënësve i cili çdo vit është më i vogël krahasuar me vitet e kaluara. Në vitin 2011 kjo shkollë kishte 460 nxënës ndërsa tani ky numër ka rënë në 180 nxënës.

Read Previous

​BE-ja pret të hapet tema e Asociacionit brenda këtij viti, Qeveria prioritet i konsideron të zhdukurit

Read Next

Asnjë i vdekur dhe 31 raste pozitive me COVID-19