Në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë është mbajtur një organizim për nder të ditës së 7 marsit.
Me këtë rast drejtoresha e shkollës Merita Bokshi shprehu mirënjohjen e saj për mësimdhënësit që janë dhe kanë qenë pjesë e shkollës.
Nxënësit kishin përgatitur ese dhe poezi për nder të kësaj dite. Këto punime ata i lexuan para mësimdhënsve që i dëgjuan me kërshëri.
Falenderues për këtë organizim u shprehën vetë mësimdhënësit.
Për kontributin në edukimin e brezave ndër vite për disa profesorë u ndanë mirënjohje nga drejtoresha e shkollës.
Më pas të pranishmit patën mundësinë të shërbehen me ushqime të përgatitura nga nxënësit e shkollës në kuzhinën profesionale që gjendet brenda objektit të shkollës.