Shkencëtarët thonë se vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin deri në 10 vjet’

Vetëm dy birra në ditë mund ta plakin trurin me ekuivalentin e 10 viteve, kanë pohuar shkencëtarët.

Konsumatorët janë paralajmëruar të ndalojnë zakonet e tyre të këqija, veçanërisht ata të moshës së mesme.

Studimi zbuloi se disa gota verë me darkë në mbrëmje mund të përshpejtojnë plakjen, shkruan The Sun.

Studiuesit analizuan skanimet e trurit me MRI të 36 mijë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas i pyetën ata për zakonet e tyre të pirjes.

Rezultatet e tyre sugjeruan se një person 50 vjeçar me zakonin e dy pijeve ditore kishte një tru 10 vjet më të vjetër sesa nëse e linte plotësisht pijen.

Lidhja përkeqësohej sa më shumë që një person pinte, tregojnë gjetjet e publikuara në Nature Communications.

Edhe ata që pinë vetëm një litër birrë në ditë, ose një gotë ose verë, kishin tru rreth dy vjet më të vjetër./Botasot/

Read Previous

Oda Ekonomike Gjermane dhe komuna e Gjakovës mbajnë takim me përfaqësues të bizneseve

Read Next

iOS 15.4 vjen me disa ikona të reja