Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, njëherit që është edhe anëtare e SBASHK-ut, ka mbajte mbledhjen e fundit ku edhe kanë zgjedhë kryesinë e re të kësaj shoqate.
Nga kjo mbledhje ka dalë që, kryetar i kësaj Shoqate të jetë Shkëlzen Veseli, kurse nënkryetar, Adrian Morina.
Në të njëjtën kohë, nga kjo mbledhje është zgjedhë edhe kryesia, ku kjo kryesi vjen në përbërje të tri aktoreve, si: May-linda Kosumovic, Shengyl Ismaili, Edona Reshitaj./KultPlus.com