Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, është shkarkuar sot, këtë e ka konfirmuar Ahmeti për redaksinë e TV Syri.
Në një bisedë telefonike Ahmeti tha që nuk e ka ndonjë arsye specifike se pse ka ardhur deri tek vendimi për shkarkimin e tij, duke thënë që ky vendim është marrë nga bordi i drejtorëve i krijuar nga Qeveria Kurti.
Ahmeti, për TV Syri, gjithashtu tha që si aksionare që Qeveria e Kosovës është në ndërmarrjen tonë, e ka të drejtë ta marrë këtë vendim.