Shënohet java e njeriut me shkop të bardhë në Gjakovë

Nën organizimin e shoqatës “Iniciativa e të verbërve” sot filloi java e njeriut me shkop të bardhë në qytetin e Gjakovës. Përveç nikoqirëve pjesmarrës të këtij aktivitetit ishin edhe kryetari i shoqatës “Iniciativa e pavarur e  të verbërve” të Kosovës, Halil Kurmehaj dhe themeluesi i kësaj shoqate Nazmi Sejfullahu si dhe anëtarë të shoqatës nga komuna e Prizrenit. Theksi u vu në historikun e shënimit të kësaj dite dhe rëndësinë e saj për këtë kategori si dhe u zhvilluan gara të lira në shah dhe në domino.

Mes tjerash Kurmehaj tha se shoqata “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë po bën një punë të shkëlqyer duke arritur kështu rezultate shumë të mira për një kohë mjaft të shkurtër. Për veprimtarinë e kësaj shoqate dhe lirinë e të vepruarit foli edhe kryetari i shoqatës “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë, Mark Pjetraj.

Ndërkaq kontribut të vazhdueshëm dhe mbështetje financiare në mënyrë vullnetare kësaj shoqate po i jep Linda Nikolla bashkëatdhetare e cila kishte udhëtuar nga Zvicra që të jetë përkrahë tyre në shënimin e kësaj jave.

Përveç ndihmës financiare dhe mbështetjes morale që kanë ata kërkuan që të kenë edhe mundësinë e punësimit në institucionet e vendit.

Read Previous

“In Tune” hap dyert për të gjithë artdashësit

Read Next

Bordi i drejtorëve i krijuar nga Qeveria Kurti shkarkon kryeshefin e KRU “Gjakova”