Shizz Alston, transferi më i ri i KB “Vëllaznimit”

KB Vëllaznimi ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm duke arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Shizz Alston.

Organizatori 27-vjeçar, i gjatë 193 centimetra, sjell një eksperiencë të pasur ndërkombëtare, duke pasur karrierë në tri kontinente të ndryshme.

Alston e nisi karrierën e tij në SHBA, ku për katër sezone shkëlqeu me “Temple University Owls”. Më pas, ai kaloi një edicion në NBA G League me “Delaware Blue Coats”. Pasi përfundoi aventurën e tij në SHBA, ai vijoi rrugëtimin në Evropë, ku luajti në Superligën Greke për “Lavrio” dhe më vonë në Belgjikë për “Kangoeroes Mechelen”. Së fundmi, Alston ka qenë pjesë e Superligës së Japonisë, duke luajtur për “SeaHorses Mikawa”.

Read Previous

Shqipëri: Shtohet numri i të huajve që trajtohen nga varësia e heroinës

Read Next

Hedh lëndë djegëse në veturat e policisë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari