Shitet për 1,850 funta pjesa e tortës së dasmës së Princ Charles dhe Lady Diana

Një copë e tortës së dasmës të Princit Charles dhe Lady Diana Spencer është shitur për 1,850 £ në ankand.

Ajo iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë në Clarence House, e cila ruajti pjesën e sipërme me film ngjitës.

Copa është nga një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës dhe përmban një shtresë të sheqerosur të stemës mbretërore të ngjyrosur në ari, të kuqe, blu dhe argjend.

Torta u ble nga Gerry Layton në Leeds, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim është pritur të mblidhen vetëm 500 £, por shitësit e ankandeve thanë se ishin “të mahnitur” nga interesi.

Zoti Layton, një qiraxhi luksoz i anijeve, tha se ai kishte vënë në testamentin e tij tortën së bashku me pasurinë e tij, dhe do të shkojnë në bamirësi pas vdekjes së tij.

Zoti Layton tha se kishte në plan të bënte udhëtimin nga Yorkshire në Gloucestershire për të marrë tortën javën e ardhshme, pasi ai donte të sigurohej që pjesa është në gjendje të mirë.

Zonja Smith e mbajti pjesën e torës në një kavanoz të vjetër me lule dhe ngjiti një etiketë të punuar me dorë në kapak, duke lexuar: “Trajtojeni me kujdes – Torta e dasmës e Princit Charles dhe Princeshës Diane “, të cilën ajo e nënshkroi dhe datoi më 27 korrik 1981.

Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe tani ajo doli në ankand 40 vjet pasi Charles dhe Diana ishin martuar./KlanKosova/

Read Previous

Mungesa e infermierëve sfiduese, Rrustemaj: Një infermier kujdeset për 20 pacientë në Infektivë

Read Next

Ndërron jetë analisti politik Ramush Tahiri