“Shfrenohen” qytetarët, disa prej tyre lëvizin pa maska

Ani pse vazhdon të jetë në fuqi masa për mbajtje të maskës një gjë e tillë po neglizhohet nga disa qytetarë në komunën e Gjakovës. Disa nga ata të cilët kanë vendosur të lëvizin në rrugët e këtij qyteti pa maskë thonë se pasi janë vaksinuar nuk e shohin të arsyeshme ta bartin atë.

Shëndeti është primar prandaj maska duhet vendosur për aq kohë sa është rregull tha një qytetar tjetër.

Ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Policisw në Gjakovë  është bërë e ditur që  vetëm për muajin tetor janë shqiptuar 1083 gjoba për qytetarët të cilët nuk e kanë vendosur maskën 

Mbajtja e maskës është një kriter që është vendosur nga Ministria e Shëndetësisë e që akoma vazhdon të jetë në fuqi.

Read Previous

Punimet në Çarshinë e Madhe kanë rifilluar, tani me intensitet të shtuar

Read Next

Dita ndërkombëtare e vetëdijësimit për belbëzim