Sot, në kuadër të ditës së Tokës, në shkollën fillore të mesme të ulët “Zekeria Rexha” në Gjakovë është zhvilluar një aktivitet simbolik duke bërë pastrimin e disa lokacioneve ku frekuentimi i nxënësve dhe qytetarëve është më i madh. Pastrimi i hapësirave publike ka filluar nga oborri i kësaj shkolle deri në Shkugëz.
Ky aksion u bë në bashkëpunimin e mësimdhënësve dhe nxënësve, tregoi Pleurat Rudi, drejtor i kësaj shkolle.
Rudi, tha se kjo ditë duhet të shërbejë si shembull për të gjithë derisa ndërgjegjja duhet të rritet dhe ambientin duhet ta mbajmë sa më të paster.
Nga këtu u apelua që banorët përreth por edhe të gjithë kalimtarët e rastit duke përfshirë edhe nxënësit të kujdesen maksimalisht për mjedisin ku jetojnë.