Shfaqja “Andorra” zbret në skenën e teatrit të Gjakovës

Aktorët e teatrit “Bekim Fehmiu” nga Prizreni u paraqitën mbrëmë para publikut të Gjakovës me shfaqjen e tyre Andorra me tekst të Max Frisch dhe regji të Kushtrim Bekteshit në kuadër të festivalit ArtMania.

Që në fillim të shfaqjes, aktorja Beslidhje Bytyçi, e cila gjatë shfaqjes u paraqit në disa role, shpegoi se titulli i dramës “Andorra” nuk ka të bëjë asgjë me shtetin  e Kosovës me të njëjtin emër, por se bëhet fjalë për “sinonimin e një modeli të paragjykimit ndaj njëri-tjetrit, paragjykim ky i nxitur nga fjalimet shoviniste Përmes lojës skenike të personazhve publiku u njoftua me paragjykimet, urrejtjen, krimin dhe gjenocidin që ju bëhej qifutëve, ku me ndërthurjen e kujdesshme e mjeshtërore edhe të ngjarjeve të përjetuara në Kosovë në vitet e 90-ta, aktorët arritën të sillnin në mbamendje shumë  sekuenca të përjetuara nga shumica e shqiptarëve.  Ngjarja e tragjedisë Andorra vendosi në qendër djaloshin me emrin Andrri i cili gjatë gjithë kohë do të duhej të ballafaqohej me paragjykimin dhe diskriminimin nga Andorasit përshkak të përkatësisë së tij etnike. Andrin e shkatërruar tashmë do ta mbronte vetëm familja e tij e adaptuar e cila njëherit edhe e kishte shpëtuar jetën e tij. Andrri do të dashurohej në vajzën e familjes adaptuese por kurorëzimi i dashurisë së tyre do të bëhej e pamundur. Një histori rrënqethëse e shoqëruar me lojë, emocion, frikë, dhe humbje besimi e bën shumë shpesh Andrrin të ndihet i humbur dhe i pabarabartë me të tjerët. Për të mos mjaftuar kjo, në fund ai padrejtësisht akuzohet për një vrasje që ndodh në Andorra dhe pastaj kur ‘të zinjtë’ e udhëhequr nga “Gjahtari i çifutëve” zbarkojnë në këtë qytet, ai torturohet dhe ekzekutohet para syve të të gjithëve. Theksojmë se struktura fragmentare shfaqjes pasqyron edhe të kaluarën duke trajtuar antisemitizmin e zbërthyer natyrshëm në fatin tragjik të Andrrit dhe në të tashmen ku trajtohet fajësia kolektive. Theksojmë se shfaqja është mirëpritur shumë nga artdashësit e pranishëm në skenë.

Read Previous

​KMDLNj dënon vrasjen e tre personave në Gllogjan

Read Next

Kryeministri Kurti vizitoi stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së