6 marsi shënon ditën evropiane të logopedisë, një shkencë teknike-mjekësore e cila trajton ato persona të cilët kanë problem me komunikimin, të folurin dhe gjuhën.
Sa i përketë këtij çrregullimi në të shumtën e rasteve vetëdijësimi është më i rëndësishëm se trajtimi. Kështu thotë logopedja Genita Shehu, dhe shton se shumë fëmijë që kanë probleme në të folur mbesin pa trajtimin e duhur për shkak të mungesës së vetëdijësimit
Përveç fëmijëve, edhe të rriturit kanë nevojë për trajtime logopedike.
Shehu mes tjerash u shpreh se duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike të familjeve, fëmijët mbesin pa trajtimin e duhur. Gjithashtu apeloi tek institucionet shëndetësore dhe ato arsimore që të ndërmarrin masa lidhur me këtë qështje duke punësuar logoped në shkolla apo spitale që të gjithë ata që përballen me çrregullime në të folur të kenë ku të drejtohen dhe të marrin trajtimin e duhur.