Të rinjtë diskutojnë për diskriminimin

Diskriminimi fatkeqsisht mbetet prej dukurive që janë mjaft prezente në shoqërinë tonë. E për të zbutur dhe edukuar të rinjtë sa i përket këtij fenomeni “Roma in Action” në bashkëpunim me KVRL-në dhe organizatën ndërkombëtare “Forum ZFD” kanë mbledhur të rinjtë e Gjakovës për të diskutuar mbi këtë tematikë. Ky është vetëm një ndër aktivietet e shumta që do të organizohen gjatë tërë muajit kundër diskriminimit në të gjitha format thotë Emrah Cërrmjani nga “Roma in Action”. 

Nga KVRL na thanë se kjo dukuri ndikon keq në shoqërinë tonë andaj pa hezitim janë bashkuar në këtë aktivitet.

Si mbështetëse e fuqishme ka qenë edhe organizata “Forum ZFD” e cila aktivitetet kësaj radhe ka vendosur t’i zgjerojë edhe në Gjakovë.

Në këtë takim pati pjesmarrës të të gjitha komuniteteve.
Diskutimet dhe aktivitetet u cilësuan të frytshme dhe që do të sjellin të mira në të të ardhmen për shoqërinë në qytetin  Gjakovës.

Read Previous

Putin: Operacioni ushtarak në Ukrainë do të përfundojë kur të plotësohen kërkesat e Moskës

Read Next

Shehu: Prania e logopedëve në shkolla dhe spitale e domosdoshme