Shefja e BQE-së: Inflacioni nuk e ka arritur ende kulmin në Eurozonë

Inflacioni i Eurozonës nuk ka arritur kulmin por rrezikon të jetë edhe më i lartë se sa pritet. Komentet e bëra nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde lënë të kuptohet për një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen.

Inflacioni në zonën e 19 vendeve arriti një rekord prej 10.6 për qind muajin e kaluar, por ekonomistët presin që ai të ulet në 10.4 për qind deri në fund të këtij viti.

“Nuk po shohim komponentë që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër. Unë mendoj që sa herë që pyes ekonomistët e mi të nivelit të lartë në BQE-së vendos rreziqet që mund të sjell inflacioni”, ka thënë Lagarde.

Ekspertët kryesorë të BQE-së, po luftojnë për perspektivën për inflacionin dhe normat e interesit, duke i lënë investitorët të shqetësuar mbi lëvizjet e ardhshme të politikës së këtij institucioni.

Zyra Evropiane e Statistikave raporton se vendet evropiane po i afrohen një recesioni gjatë tremujorëve të ardhshëm. Inflacioni në Gjermani, Itali dhe Francë u rrit më shumë se parashikimi. Evropianët tanimë po e ndjejnë gjithnjë e më shumë koston e lartë të jetesës e cila sipas ekspertëve do të rritet edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Read Previous

Vendimi i BE-së për vizat, reagon ambasadori gjerman: Më në fund!

Read Next

Policia kufitare parandaloi dy raste të kontrabandimit me mallra