Shefi i OBSh-së për Evropë: Vaksinat s’i japin fund pandemisë, do të mbetet si gripi

ANKARA, TURKEY – JULY 9: Turkey’s Health Minister Fahrettin Koca and World Health Organization (WHO) Regional Director for Europe Hans Henri Kluge hold a joint press conference following the Science Board Meeting on coronavirus (COVID-19), on July 9, 2020 in Ankara, Turkey. (Photo by Aytug Can Sencar/Anadolu Agency via Getty Images)

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Dr. Hans Kluge, ka thënë se vaksinat kundër Covid-19 nuk do t’i japin fund pandemisë dhe se udhëheqësit duhet të përgatiten për t’iu përshtatur strategjisë së vaksinimit për t’u përballur me virusin në rrafsh afatgjatë.

Sipas zyrtarit të lartë të OBSh-së, variantet e reja të koronavirusit do të vazhdojnë të paraqiten dhe koronavirusi do të mbetet në mesin e njerëzve ngjashëm si gripi, shkruan Daily Mail.

Më herët këtë vit, Kluge kishte thënë se pandemia do të përfundojë posa të vaksinohet plotësisht 70 për qind e popullsisë, por ai tash pranoi se situata ka ndryshuar, prandaj udhëheqësit duhet të miratojnë strategji për vaksinim.

“Mendoj se kjo na sjell në pikën kur qëllimi i vaksinimit është fillimisht dhe me më së shumti rëndësi parandalimi i sëmundjes më serioze, që është vdekja”, deklaroi Kluge.

Sfidë mbetet dallimi i madh i shkallës së vaksinimit mes vendeve të zhvilluara dhe atyre të varfra. Deri 80 për qind e popullsisë është vaksinuar me të dyja dozat në shtetet e pasura, por kjo përqindje është nën 0.1 në shtetet më të varfra.

Disa ekspertë fillimisht mendonin se virusi nuk do të mund të shpërndahej me vaksinimin e pjesës më të madhe të popullsisë, por ndonëse vaksinat janë shumë efektive për parandalimin e hospitalizimeve dhe vdekjeve, ato janë më pak efektive në parandalimin e përhapjes së infektimeve, duke bërë që zyrtarët të paralajmërojnë se bota duhet të mësohet të jetojë me virusin.

/GazetaExpress/

Read Previous

Nga Qeveria tregojnë se për çka do të flasin Kurti e Merkel

Read Next

ShSKUK: Më shumë lirime se pranime të pacientëve me COVID-19