Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA), Martin Griffiths, tha se lufta gjashtëmujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza përfaqëson “një tradhti të njerëzimit”.
Sipas zyrtarit të OKB-së, megjithë “indinjatën globale”, “aq pak është bërë për t’i dhënë fund, duke lënë vend për një pandëshkueshmëri kaq të madhe”.
Në një deklaratë në prag të gjashtë muajve të luftës, Griffiths bëri thirrje për “vendosje kolektive për t’u pajtuar me këtë tradhti të njerëzimit”. /Albanianpost.com