ShBA rifillon fluturimet e dronëve të vëzhgimit mbi Gaza në kërkimin e pengjeve

Ushtria amerikane ka rifilluar fluturimet e saj të dronëve të vëzhgimit mbi Gaza për të ndihmuar kërkimin e pengjeve të marra nga Hamasi, tha Pentagoni.

SHBA kishte ndërprerë fluturimet e saj me dron mbi Gaza gjatë armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, i cili u shemb javën e kaluar.

Zëdhënësja e Pentagonit Lisa Lawrence tha në një deklaratë të enjten:

Në mbështetje të përpjekjeve për rikuperimin e pengjeve, SHBA-ja ka rifilluar fluturimet e paarmatosura të UAV-ve mbi Gaza dhe ne vazhdojmë të ofrojmë këshilla dhe ndihmë për të mbështetur partnerin tonë izraelit ndërsa ata punojnë në përpjekjet e tyre për rikuperimin e pengjeve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ambasada amerikane: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ

Read Next

Blinken i kërkon Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët