Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka theksuar se Aleanca Veri – Atlantike, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje jetike për Ballkanin Perëndimor.
“Siguria e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi për Evropën”, thuhet në një postim të tyre në platformën sociale, X.
SHBA-të gjithashtu kanë kërkuar që të gjithë liderët në Ballkanin Perëndimor të punojnë së bashku për të mirën e vendeve të tyre.
All political leaders in the Western Balkans must work together for the good of their countries, and NATO will continue to provide vital support. Western Balkans security matters for Europe. pic.twitter.com/BIW9HT0qPh— U.S. Mission to NATO (@USNATO) November 28, 2023
Në anën tjetër shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka bërë të ditur se i ka njoftuar kryediplomatët mbi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Progresi i palëve është i nevojshëm”, shkroi ai në platformën sociale, X.
Diplomati spanjoll, ndër të tjera, potencoi se ka pasur biseda të rëndëdishme me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-së për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Important exchange with @NATO Allies on the situation in the #WesternBalkans.
I debriefed on the latest state of play in the EU-facilitated Dialogue. Progress by the parties is needed.
Also recalled importance of BiH using the momentum to advance decisively on its EU path. pic.twitter.com/J3c2Iytchq— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 28, 2023
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, pas takimit, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian, si të vetmen platformë ku mund t’i normalizojnë raportet.
Kryediplomati kroat ndër të tjera kërkoi nga Serbia që të ndalojë çdo përpjekje për ta destabilizuar Kosovën.
“Këto përpjekje nuk janë të papranueshme”, pohoi Radman.
E ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një prononcim të shkurtër për media pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, bëri të ditur se Gjermani do të dërgojë rreth 150 trupa shtesë në Kosovë në javët në vijim.
“Misioni EUFOR garanton sigurinë në Bosnje e Hercegovinë dhe KFOR-i në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, tha shkurt ajo. /Albanianpost.com