Zyrtarët e lartë të sigurisë së zgjedhjeve po u bëjnë thirrje votuesve amerikanë që të mos i japin shumë rëndësi pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të manipulohen.
Në buletinin e parë mbi sigurinë e zgjedhjeve të nëntorit, ata thanë se votuesit amerikanë duhet të kenë besim se votat e tyre do të numërohen me saktësi.
“Gjatë muajve të ardhshëm, ju do të dëgjoni shumë gjëra të ndryshme nga burime të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është që në mes të kësaj zhurme të bëni dallimin mes fakteve dhe pretendimeve të rreme”, tha Jen Easterly, drejtore e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kibernetike, e cila është përgjegjëse për sigurinë e zgjedhjeve.
“Procesi ynë zgjedhor, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe komuniteti i palëve të interesuara në zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i fortë”, tha Easterly, në një konferencë për shtypin të martën.
“Kjo është arsyeja pse unë kam besim në integritetin e zgjedhjeve tona dhe pse edhe populli amerikan duhet të ketë të besim në këtë”.