Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një postim në Twitter.
“Aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë po e them publikisht se Berishën dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar me partnerët tanë në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit”, shkruan Blinken. /Telegrafi/