Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se SHBA-të do të dëshironin që Izraeli të zgjeronte furnizimin me ujë në Gaza.
Blinken i tha “NBC-së” se Izraeli ktheu një nga tubacionet e ujit në Gaza javën e kaluar, por se “ka disa tubacione të tjera që ne do të donim t’i shihnim të restaurohen”.
Diplomati i lartë amerikan thotë se impiantet e shkripëzimit gjithashtu duhet të rikthehen me energji për të siguruar që uji i pijshëm në Gaza të jetë i pastër dhe administrata Biden është e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në enklavë të shkaktuar nga civilët që pinë ujë të ndotur.
Blinken vë në dukje hyrjen e djeshme të 20 kamionëve të parë me ndihma humanitare në Gaza dhe thotë se SHBA-ve i është thënë se “disa nga autokolonat filluan të lëvizin përsëri dhe po lëvizin sot kur flasim”.
Pavarësisht raportimeve të huaja për të kundërtën, Izraeli ka mohuar që një autokolonë që transportonte karburant ka hyrë sot në Rrip.
Sekretari i Shtetit tha se SHBA-të po punojnë “çdo ditë” për të marrë më shumë ndihma humanitare në Gaza për civilët palestinezë.
/albanianpost/