Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se 538 emigrantë pa dokumente u arrestuan në vend brenda një dite dhe u lëshuan kërkesa arrestimi për 373 persona.
Në platformën sociale X, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Forcat e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së (ICE) ka arrestuar 538 emigrantë pa dokumente në pjesë të ndryshme të vendit.
ICE theksoi se është lëshuar kërkesë edhe për arrestimin e 373 personave të tjerë.
“Kjo është vetëm një parashtrim i vogël i hapave që administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të ndërmarrë për të siguruar kufijtë e vendit tonë”, theksuan forcat amerikane të emigracionit.
Emrat e disa personave të arrestuar dhe krimet që ata kanë kryer u shpërndarë në platformën X duke i quajtur “si shembuj”.
Kryetari i bashkisë së qytetit Newark, Ras Baraka, ku u kryen disa nga arrestimet, tha se “Newark nuk do të qëndrojë spektatore dhe të vëzhgojë terrorizimin ndaj njerëzve në mënyrë të paligjshme”.
Duke e cilësuar operacionin në Newark si “të tmerrshëm”, Baraka theksoi se një nga të arrestuarit ishte një veteran amerikan. /Anadolu Agency/
🚨DAILY IMMIGRATION ENFORCEMENT REPORTING FROM ICE🚨
538 Total Arrests
373 Detainers Lodged
Examples of the criminals arrested below 🔽🔽🔽— The White House (@WhiteHouse) January 24, 2025