Në ditët e fundit në nivel vendi ka rënë dukshëm numri I rasteve pozitive me Covid 19 e poashtu edhe raste të vdekjes si pasojë e virusit nuk janë shënuar përgjatë 4 ditëve të fundit. Një situatë e qetë dhe stabile është edhe në spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku aktualisht po trajtohen 7 pacientë për virusin korona.
Tutje Shala theksoi se edhe pse numri i pacientëve covid pozitiv është i vogël apeli për respektimin e masave vazhdon të jetë i njëjtë.
Përkundër sfidave që ka shkaktuar pandemia Coviud-19 puna në këtë intitucion shëndetësor ka qenë voluminoze pothuAjse në të gjitha repartet ku janë ofruar shërbimet përkatëse.